Seanca stërvitore e Romës nuk ka qenë edhe aq e zakonshme ditën e sotme.
Në “Trigoria” janë gjetur plotë 20 bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore
Sipas raportimit të “Il Messaggero”, çdo aktivitet u ndërpre dhe duhej ndërhyrja e ushtrisë italiane.
Bombat u zbuluan teksa aty po bëhen punime, pasi romakët po ndërtojnë disa fusha të reja stërvitore.
Ishte vetë klubi kryeqyetas që postoi një foto, teksa ushtria çmonton bombat.
Ndërkohë trajneri Fonseca nuk e ka ndërprerë stërvitjen, pasi ai dhe grupi i lojtarëve vazhduan normalisht seancën në një zonë tjetër.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026