Ndeshja në Superligën e Greqisë ndërmjet Panathinaikos dhe PAOK Thessaloniki të mërkurën është ndërprerë pasi një shihe birre e hedhur nga tribunat i ra në kokë trajnerit të PAOK-it, Vladan Ivic.
Ndeshja e zhvilluar në Athinë solli gjithashtu përleshje të lojtarëve në minutën e 54′ të ndeshjes derisa skuadra nikoqire Panathinaikos udhëheqte për 1 me 0, transmeton portali arbresh.info. Sulmuesi i PAOK-it, Jose Angel Crespo tentoi për ta larguar topin na duart e portierit të Panathinaikos, gjë që shkaktoi përplasje ndërmjet lojtarët.
https://www.youtube.com/watch?v=-HrHXuh2HFU
Edhe pse ndeshja nuk zgjati shumë, tifozët vendas vendosën për ta shprehur zemërimin e tyre duke hedhur objekte të ndryshme në fushë, përfshirë edhe një birrë që goditi në kokë trajnerin serb të skuadrës mysafire, Vladan Ivic.
Lexo edhe: Zbulohen kërkesat e Lionel Messit për të nënshkruar kontratë të re
Si rezultat i këtyre dy incidenteve, dy lojtarë ishin ndëshkuar me largim jashtë fushe dhe ndeshja ishte ndërprerë thuajse për një orë.
Serbi Ivicic ishte dërguar në spital për të marrë trajtimin e duhur në kokë. Fotot që shfaqin gjendjen e tij të shkaktuar nga një birrë janë publikuar edhe në llogarinë zyrtare të klubit në Twitter.
https://twitter.com/PAOK_FC/status/864918039652966402
Rezultati i ndeshjes ishte anuluar gjithashtu dhe skuadrës vendase i është dhuruar automatikisht disfata 3 me 0 në tavolinë./arbresh.info
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...