“CNN Portugal” ka zbuluar një tjetër fakt në lidhje me atë çfarë ndodhi në Spanjë në orët e para të ditës së sotme.
Sipas medies në fjalë lojtarit i ishte këshilluar nga mjekët që të mos merrte avionin për tu kthyer në Angli pasi vetëm pak ditë më parë kishte bërë një ndërhyrje në mushkri.
“Ishte rrugës për në veri të Spanjës ku e priste një traget në portin e Santanderit pasi do të udhëtonte në rrugë detare drejt Anglisë. Ishte nisur së bashku më të vëllanë me destinacion Liverpulin”, zbuloi “CNN Portugal”.
Një tjetër gazetar portugez, Victor Pinto, pohoi për “CMTV channel” se: “Diogo Jota shpesh herë udhëtonte drejt Anglisë me makinë pasi kishte probleme në mushkëri dhe fluturimet e shqetësonin. Nuk kishte asgjë serioze, por ai edhe herë të tjera kishte preferuar që të merrte një traget që lidh veriun e Spanjës me jugun e Anglisë”./rtsh
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...