Ka përfunduar ndeshja me rezultat 2-2 mes Malishevës dhe Dukagjinit, e vlefshme për xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, ku Ergyn Ahmeti shënoi dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe plotë tre gola tjerë.
Agron Bruqi i Malishevës barazoi rezultatin në minutën e 58-të, ndërsa Kryeziu kaloi vendasit në epërsi në minutën e 62-të.
Për rezultatin përfundimtar 2-2 u përkujdes Bujar Shabani i cili realizoi gol në minutën e 65-të.
Pas kësaj ndeshje, Dukagjini ngritet për një pozitë, në vendin e tetë me 18-të pikë, ndërsa Malisheva në vendin e shtatë me një pikë më shumë./Arbresh.info
Hapet Gjykata Administrative e Kosovës, Haxhiu: Ditë e rëndë...
Krizë tek Real Madridit, Marca raporton për një distancim të...
Lezha vendos çmimin e plazheve, 3 euro në ato publike dhe de...
Nga janari deri në mars, 334 çifte në Kosovë i kanë dhënë fu...
Ofendimet ndaj Mozës, publiku e ndëshkon Adin – elimin...
Skandal në “Ferma VIP”, konkurrentja fyen Arbana Osmanin