Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë sot ndarjen e stemave të FIFA-s për gjyqtarët dhe asistentët për vitin 2025. Ndarjen e stemave e bënë presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani.
Me këtë rast, presidenti Agim Ademi vlerësoi punën e palodhshme të gjyqtarëve, duke theksuar rëndësinë e ndihmës së tyre në zhvillimin dhe suksesin e futbollit në Kosovë, si në kampionatin vendor, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Ai u bëri thirrje gjyqtarëve që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim të lartë dhe vëmendje të shtuar për të arritur nivelin më të lartë të profesionalizmit.
Kjo është lista e gjyqtarëve që kanë marrë stemën e FIFA-s për vitin 2025:
Gjyqtarë kryesorë:
Visar Kastrati
Genc Nuza
Mervan Bejtullahu
Rita Vehapi
Asistentët:
Fatlum Berisha
Bujar Selimaj
Besnik Morina
Lumturije Muhadri
Edmond Zeqiri
Fatlum Sekiraqa
Granit Hyseni
Arbnor Bullatovci
Fitore Govori
Video Match Official (VAR):
Genc Nuza
Visar Kastrati
Gjyqtarë të Futbollit të Futsallit:
Florentina Kallaba
Besar Beqiri
Besart Ismajli
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...