Skuadra nga NBA, Phoenix Suns, duket se ka nisur që tani përgatitjet për sezonin e ri.
Suns kanë emëruar si kryetrajner të ri, Monty Williams, raporton ‘BeIN Sports’, transmeton lajmi.
Williams aktualisht është zëvendës trajner tek skuadra e Phialdelphia 76ers, por që nga sezoni i ardhshëm do të marrë drejtimin e Phoenix Suns.
Ai do të jetë zëvendësuesi i Igor Kokoskov i cili ishte shkarkuar nga pozita e trajnerit gjatë muajit të kaluar, pasi kaloj një vit me skuadrën.
47 vjeçari Williams, i cili luajti me pesë skuadra në karrierën e tij si lojtar, u pensionua në vitin 2003, ka një eksperiencë të mirë si trajner.
Ai regjistroi një rekord 173-221 (fitore/humbje) në pesë sezone tek New Orleans Pelicans, para se të shkarkohej në vitin 2015. Gjithashtu, ai shpenzoi edhe shtatë vite si ndihmës trajner tek Oklahoma, Portland dhe Phialdelphia.
Suns këtë edicion ishin tmerrësisht keq, duke regjistruar rekord 19-63. Williams do të jetë trajneri i 20-të i tyre dhe i pesti që nga viti 2010, kur ishte edhe hera e fundit që skuadra preki fazën ‘play off’.
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...