Napoli ka shënuar fitore ndaj Bolognas me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 10-të në Serie A.
Napolitanët e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar të parët me Lorenzo Insignen në minutën e 15-të, por italianin nuk ishte i saktë.
Vetëm pas tre minutash erdhi edhe goli i parë. Fabian Ruiz shënoi gol shumë të bukur me një goditje nga distanca (1-0).
Në fundin e pjesës së parë Napoli gjeti edhe golin e dytë me Lorenzo Insigne që shënoi nga pika e bardhë për 2-0.
Në pjesën e dytë napolitanët nuk u ndalën dhe vazhduan me aksione të bukura.
Në mintuën e 61-të, pas rishikimit të VAR, Napoli fitoi penallti pasi Gary Medel luajti me dorë në zonë.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Lorenzo Insigne që shënoi për 3-0.
Edhe pas golit të tretë, Napoli kishte raste të tjera, por që rezultati nuk ndryshoi.
Amir Rrahmani luajti për 90 minuta në këtë ndeshje.
Me këtë fitore Napoli kthehet në vendin e parë me 28 pikë, aq sa ka Milani.
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë
KESCO thotë se iu rritën shpenzimet, qytetarët kundërshtojnë...
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...
Shkencëtarët zbulojnë në hapësirë një molekulë që jep sinjal...
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia