Napoli është i gatshëm për të lansuar një ofertë për qendërmbrojtësin e Manchester United, Matteo Darmian.
Pas refuzimit të marrëveshjes me Santiago Arias, i cili u largua nga PSG për transferim në Atletico Madrid, dhe dështimit në testime mjekësore të qendërmbrojtësit të Bordeauxit – Youssouf Sabaly, Napoli është në kërkim të një mbrojtësi të ri të krahut të djathtë, transmeton portali arbresh.info.
Në krye të listës së shënjestrave është Darmian dhe Napoli është i gatshëm për të nënshkruar menjëherë me reprezentuesin e Italisë.
Skuadra italiane synon të bëjë biznes për 18 milionë euro dhe t’i ofroj një kontratë që i siguron atij 3 milionë euro në vit.
Interi është duke rivalizuar Napolin në garën për shërbimet e tij dhe tashmë thuhet se ata kanë nisur bisedimet me agjentin e tij./arbresh.info/
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...