Lideri në Serie A, Napoli është duke kërkuar transferimin e portierit të Sporting CP, Rui Patricio.
Gjiganti italian është në merkato për transferimin e një zëvendësuesi të Pepe Reinas dhe reprezentuesi portugez është njëri nga emrat në listën e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Ylli i Ajaxit, Andre Onana dhe portieri i Bayer Leverkusenit, Bernd Leno, janë gjithashtu duke u kërkuar, por duket se Patricio është zgjedhja e parë.
29-vjeçari ka insistuar duke refuzuar të largohet nga klubi i tij, por interesimi që vjen nga San Paolo ka ngazëllyer atë.
Patricio ka qenë një lojtar mjaftë i rëndësishëm për klubin dhe vendin e tij për disa vite duke bërë 300 paraqitje në ligë te Sporting CP dhe duke fituar 68 paraqitje te Portugalia./arbresh.info/
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...