Napoli zyrtarisht ka konfirmuar se nuk ka raste me koronavirus në skuadër, derisa dy analiza të testeve ende nuk dihen.
“Napolitanët” kishin raste me koronavirus në skuadër, andaj nuk udhëtuan në Torino për t’u përballur me Juventus-in, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, klubi italian ka konfirmuar se analizat e fundit kanë rezultuar negative, derisa dy nga testet janë ende duke u analizuar.
“Ka vetëm dy teste që janë duke u shikuar nga ato që janë bërë dje. Të gjitha të tjerat kanë rezultuar negative për Covid-19”, ka shkruar klubi në njoftim.
Mancano solo due tamponi in elaborazione tra quelli effettuati ieri. Tutti quelli processati sono negativi al Covid-19.
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) October 6, 2020
Momentalisht, Napoli renditët në pozitën e pestë në tabelë me gjashtë pikë, derisa ekziston mundësia që në ndeshjen ndaj Juventus-it ta humbin në tavolinë me rezultat zyrtarë 3 – 0./arbresh.info.
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...