“Napoletanët” dëshirojnë ta blindojnë, Rrahmani shkëlqen me fanellën e tyre

19:26 | 2 Janar 2023
KRG

Është hapur zyrtarisht  merkatos dimërore dhe drejtuesit e Napolit, skuadrës kryesuese të Serisë A, janë gjithashtu në punë për të zgjidhur çështjen kontraktuale të disa prej lojtarëve që u skadon së shpejti kontrata.

Siç raporton “Sky Sports”, pas rinovimit të Lobotkës, është radha e Amir Rrahmanit. Mbrojtëse qendror së shpejti do të nënshkruajë rinovimin.

Rrahmani, i lindur në vitin 1994, mbërriti në Napoli në verën e vitit 2020 nga Hellas Verona.

Që nga sezoni i kaluar, kosovari është pjesë e rregullt në mbrojtjen e të kaltërve. Napoli tani dëshiron të rinovojë kontratën e Rrahmanit, me aktualen që skadon në korrik të vitit 2024.

Klubi dhe lojtari janë afër një marrëveshjeje si për anën financiare dhe për kohëzgjatjen e saj (mund të jetë deri në vitin 2027).

Shpërndaje në rrjete sociale