Nainggolan udhëton me Interin në Bologna

23:08 | 31 Gusht 2018
M. A.

Radja Nainggolan është në skuadrën e Interit që ka udhëtuar për ndeshjen e nesërme kundër Bolognas.

Nainggolan ishte në dyshim për shkak të një lëndimi muskulor në ndeshje parasezonale dhe ende nuk ka bërë debutimin e tij me Interin në Serie A.

Me skuadrënm nuk ka udhëtuar Kwadwo Asamoah, por ka udhëtuar Dalbert.

Yann Karamoh nuk është përfshirë pasi që sot Interi e ka huazuar atë në Bordeaux.

Skuadra e Interit që ka udhëtuar në Bologna: Handanovic, Padelli, Berni; Vrsaljko, De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar; Gagliardini, Vecino, Nainggolan, Joao Mario, Borja Valero, Brozovic; Icardi, Lautaro Martinez, Keita Balde, Politano, Perisic, Candreva

 

Shpërndaje në rrjete sociale