Rafael Nadal mposhti të hënën rivalin e vjetër Fabio Fognini për të arritur çerek-finalet e Australian Open dhe për tu afruar në vetëm tre fitore për arritjen e rekordit me numrin më të madh të titujve Grand Slam.
Spanjolli me ndeshjen kundër italianit ishte 1-1 në Grand Slam, por nuk u mundua seriozisht asnjëherë gjatë lojës të cilën e fitoi me rezultat 6-3,6-4, 6-2 në Rod Laver Arena, shkruan AFP, transmeton arbresh.info.
Nadal tani është në çerek-finalen e 43-të në Grand Slam, duke qëndruar në rrugën e duhur për një ndeshje titulli me tetë-herë fituesin Novak Djokovic i cili luftoi me një dëmtim të barkut për të arritur çerek-finalet të dielën.
“Jam i lumtur të jem në çerek-finale – kjo do të thotë shumë për mua, është gjë pozitive,” tha Nadal, i cili po synon një titull të 21-të të Grand Slamëve, numër rekord për meshkuj.
Turneu i Melburnit mbeti pa tifozë për të tretën ditë të hënën gjatë një izolimi pesë-ditor në shtetin Victoria për të frenuar një shpërthim të koronavirusit./arbresh.info/
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...