Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, thotë se është krenar që ka dëgjuar se Real Madridi po interesohet për ta transferuar nga Valencia.
Mustafi kaloi te Valencia vitin e kaluar nga Sampdoria pasi fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë.
Qendërmbrojtësi ka shkëlqyer sivjet në Spanjë duke u paraqitur 33 herë për të rikthyer Valencian në topkatërshe.
“Mendoj se interesimi nga një skuadër tjetër është nder. Kjo tregon se keni luajtur mirë dhe nëse vjen oferta nga Real Madridit, klub që të gjithë e njohin, ju jeni shumë krenar”, ka thënë ai për SPOX.com, transmeton koha.net.
“Por, nuk shikoj shumë larg në të ardhmen sepse jam i fokusuar në qëllimet e së tashmes… kështu i realizoj synimet. Nuk dua të humb kohë në gjëra të tilla. Fillimisht duhet të kualifikohemi në Ligë e Kampionëve. Ishim të katërtit në La Ligë dhe më pas të mendojmë për më tutje”, ka shtuar Mustafi.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...