Mustafi: Ja si përfundova nga një sulmues në mbrojtës

20:14 | 15 Shtator 2016
M. A.

Mbrojtësi i Arsenal, Shkodran Mustafi, ka treguar se si karrierën i nisi si sulmues në Hamburg, por me kalimin e kohës kuptoi se ishte më i përshtatshëm si mbrojtës.

Mustafi ka thënë se ai nuk reshti kurrë së luajturi në pozicione të ndryshme derisa i thanë se ishte më i përshtatshëm aty ku luan tani.

“E kam nisur si sulmues. Kur isha 14 vjeç firmosa për Hamburg dhe me kalimin e kohës kalova në mbrojtje. Luajta para mbrojtjes për disa ndeshje dhe në fund përfundova të luaj si qendërmbrojtës. U thirra në kombëtaren e U15 dhe atëherë vendosa që ky do të ishte pozicioni im”, tha Mustaf për Daily Mail.

Shpërndaje në rrjete sociale