Futbollisti kosovar, Floren Muslija ka pranuar një dhuratë të veçantë nga Lionel Messi.
24-vjeçari ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se ai ka pranuar një fanellë nga shtatë herë fituesi i topit të artë.
“Kush beson mund të arrijë. Leo Messi faleminderit mik. Ëndrra u bë realitet”, shkroi ai në postim.
Muslija luan për SC Paderborn 07 në ligën e dytë të Gjermanisë dhe këtë sezon ka zhvilluar 32 paraqitje, duke shënuar nëntë herë dhe dhuruar pesë asistime.
Mesfushori me tipare sulmuese po ashtu ka bërë 13 paraqitje me kombëtaren e Kosovës dhe ka gjetur një herë rrjetën./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026