“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e tifozëve të Mallorcas për yllin e Kosovës pas fitores ndaj Rayos

19:43 | 12 Prill 2026
D.H

Vedat Muriqi po vazhdon formën e shkëlqyer në La Liga këtë edicion ku nuk po ndalet së shënuari.

Ai sot realizoi dy gola dhe kaloi legjendën Samuel Eto’o për t’u bërë golashënuesi më i miri në histori të Mallorcas në La Liga me 55 realizime, shkruan Arbresh.info.

Me këtë dopietë, Muriqi ka 21 gola në La Liga këtë edicion dy më pak se Kylian Mbappe i cili i prinë kësaj liste.

Me golat e tij sot, Mallorca shënoi fitore të rëndësishme (3:0) ndaj Rayo Vallecanos, në luftë për mbijetesë.

Gëzimi pas fitores ishte i madh, ku tifozët e Mallorcas thërrisnin emrin e “piratit” në festën e tyre.

“Muriqi ‘Topi i Artë’, Muriqi ‘Topi i Artë’” ishin thirrjet që pushtuan stadiumin.

Me këtë fitore, Mallorca tashmë ka 34 pikë dhe ndodhet në pozitën e 15-të./Arbresh.info