Mallorca e Vedat Muriqi arriti një sukses të madh duke u kualifikuar në finale të Kupës së Spanjës, ku do të përballet me Athletic Bilbaon.
Muriqi u shpreh i kënaqur me këtë arritje, teksa potencoi se rrugëtimi deri në finale nuk ishte i lehtë.
Ndërkohë, sulmuesi kosovar ka arritur në shifrën e 25 golave të shënuar në La Liga dhe në vend të parë është Samuel Eto’o me 54 sosh.
Muriqi theksoi në një intervistë me gazetarin Arlind Sadiku, se nëse nuk do të ketë lëndime do të synojë që t’ia thyejë rekordin dhe të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas në La Liga.
“Kurrë nuk kam thënë, nëse e arrij me përfundu karrierën këtu, nëse vazhdoj me këtë formë, jam i sigurt se do ta thyejë rekordin, po varesh edhe fizikisht, prej lëndimeve, vjen një moment, kur klubi të thotë se nuk na nevojitesh, deri në përfundim të kontratës besoj që po”, u shpreh Muriqi.
Ai mes tjerash foli edhe për Kosovën, në veçanti për trajnerin e ri, Franco Fodën, për të cilin tha se ka pritje të madhe. /Klankosova.tv.
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...
Në vitin e pestë të luftës, Ukraina po rikthen territore