Java e 18-të e Serie A fillon sonte me derbin e madh midis Lazios dhe Romës.
Nuk do të ketë tifozë për të mbushur stadiumin “Olimpico”, por do të ketë dy skuadra në fushë të etura për të marrë një fitore që është thelbësore për ambiciet e tyre këtë sezon.
Roma po përjeton një moment të shkëlqyeshëm. Momentalisht ata janë në vendin e tretë në renditje dhe synojnë t’i afrohen Interit dhe Milanit. Por, për ta arritur këtë, Roma duhet ta mposht sonte Lazion.
Në anën tjetër, Lazio ka sakrifikuar disa pikë për të marrë një kualifikim historik në fazat e eliminimit të Champions League. Ata aktualisht janë në vendin e 8-të, por synojnë të kthehen në pozicionet që dërgojnë në garat evropiane.
Sky Sports Italia nuk e sheh Muriqin startues as në këtë përballje.
Formacionet e mundshme:
LAZIO (3-5-2) formacioni i mundshëm : Reina; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto, Marusic; Caicedo, Prone.
ROMA (3-4-2-1) formacioni i mundshëm : Pau Lopez; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Veretout, Villar, Spinazzola; Pellegrini, Mkhitaran; Dzeko. /Gazeta Express/
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...