Një tifoz kosovar ka hedhur akuza të rënda ndaj kapitenit të mbrëmshëm të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
Tifozi e ka quajtur sulmuesin kosovar “gjysmë-turk” dhe e ka akuzuar se u ka dhënë informata lojtarëve të Kombëtares së Turqisë para ndeshjes së zhvilluar në Fadil Vokrri Stadium.
Sipas deklaratës së tij për Klan Kosova, ai pretendon se Muriqi kishte ndarë taktikat e ekipit dhe kishte pasur komunikim të afërt me lojtarët turq para ndeshjes.
Ndaj këtyre akuzave ka reaguar vetë ylli i RCD Mallorca, i cili ka mohuar kategorikisht pretendimet dhe ka përdorur tone të ashpra.
“Marre të qoft. Me mendu që një lojtar i Kombëtares, në një lojë vendimtare për shtetin e vet, e shet ndeshjen vetëm pse është i lindur në Prizren dhe flet turqisht, duhet të ketë probleme mentale ose të jetë një njeri pa ndjenja dhe pa respekt për një lojtar që ka dhënë gjithçka për Kosovën”, ka shkruar Muriqi.

Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...