Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në futbollin spanjoll.
Sulmuesi kosovar realizoi edhe në fundjavë në ndeshje me Espanyolin për të shkuar në kuotën e 10 golave sezonalë deri tash, sa i ka edhe Borja Iglesias i Betisit.
28 vjeçari me këtë rast po i sfidon yjet e futbollit botëror si Robert Lewandowski dhe Karim Benzema, shkruan “Gazeta Express”.
Sulmuesi i Barcelonës ka realizuar 15 gola deri tash, kurse Topi i Artë i Real Madridit e ka veç një gol më shumë se “Pirati”, 11, njëjtë sa i ka edhe Joselu i Espanyolit.
Krahas dy golave, përfaqësuesi kosovar i ka bërë edhe dy asistime, pas 23 xhirosh të zhvilluara në La Liga.
Pra, deri në fund të këtij edicioni kanë mbetur edhe 15 xhiro dhe Muriqi do të mundohet të shënojë sa më shumë gola dhe ta ndihmojë Mallorcan të mbetet në ligën elitare spanjolle.
Muriqi kishte shkëlqyer edhe në pjesën e dytë të sezonit të kaluar me Mallorcan, ku ishte huazuar nga Lazio, me ç’rast e kishte ndihmuar ekipin ishullor të mos bie nga liga.
Renditja e golashënuesve më të mirë në La Liga:
– 15 gola: Lewandowski (Barcelona).
– 11 gola: Joselu (Espanyol); Benzema (Real Madrid).
– 10 gola: Muriqi (Mallorca); Borja Iglesias (Betis);
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...
Me urdhër të gjykatës, arrestohet një shtetas i Serbisë në M...
Gjashtë të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Mamush ...
Arrestohet një person për disa vjedhje të rënda në Gjilan