Trajneri Ismet Munishi vazhdon të insistojë se futbolli kosovar meriton më tepër respekt, pasi nga kampionati ynë vazhdimisht po dalin lojtarë, të cilët po arrijnë të dëshmohen jashtë vendit.
Duke përmendur disa prej tyre, Munishi e ka veçuar sulmuesin e Llapit, Mirlind Daku.
“Llapi ndoshta nuk do ta fitojë titullin e kampionit, por mund të përfitojë shumë nga futbollistët që i ka në radhët e veta. Mirlind Daku është një futbollist që vlen një milion euro. Po ashtu, Hamdi Namani, Ilir Blakçori e të tjerë.
Në ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës kundër Azerbajxhanit e Gjermanisë e pamë shkëlqimin e futbollistëve tanë që janë rritur në futbollin kosovar”, ka thënë Ismet Munishi, i ftuar në Tribuna Chanel.
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
Gjykata në Hagë ia hedh poshtë sërish kërkesën Mlladiqit për...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
“Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin” – portieri...