Lajmi për vdekjen e parakohshme të Fadil Vokrrit ka tronditur të gjithë popullin e Kosovës.
I tillë ka qenë edhe për trajnerin Ismet Munishi që thotë se befasitë nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk kanë munguar asnjëherë “me golat dhe pranimin në FIFA dhe UEFA, por kjo befasia e sodit legjendë nga ka tronditë”, shkruan portali arbresh.info.
“Gjithmonë ke ditë me na befasu, me golat e tu, me pranimin në FIFA dhe UEFA, po kjo befasia e sodit legjendë na ka tronditë”, shkruan trajneri i Besës së Pejës në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
“Është vërtetë që kryve misionin, por jo me ikë kaq herët, kemi pas nevojë hala për ty. Por, unë do të mbaj mend si futbollist sepse ke qenë idolli im, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”
“Prehu në paqe miku im”
Fadil Vokrri ndërroi jetë mëngjesin e sotëm (e shtunë) pasi nuk arriti t’i mbijetoj një sulmi të papritur që pësoi./arbresh.info/

Kapen 167 kilogramë marihuanë në kufirin Greqi-Shqipëri, në ...
Prokuroria po interviston dëshmitarë dhe të dyshuar për inci...
Në takimin për integrim evropian, Kurti flet për fondet mili...
BE ndalon importet e mishit nga Brazili, reagon ambasadori: ...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
Rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Begaj: Qasja e...