Ballkani sot (e diele) ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2 – 0, ndeshje e vlefshme për Kupën e Kosovës.
Golat nga Baftiu dhe Magani e dërguan skuadrën e Ismet Munishit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, transmeton portali arbresh.info.
Munishi pas ndeshjes tha se në pjesën e parë vendasit ishin më të mirë dhe Dukagjini ka bërë përmirësime të mëdha.
“Mendoj që skuadra e Dukagjinit ishte më e mirë në pjesën e parë. Mendoj se Dukagjini është skuadër me e ndryshme në krahasim me sezonin vjeshtor”, theksoi Munishi.
Tekniku prishtinas beson se nuk ka favorit për të fituar Kupën e Kosovës, pasi Drenica, Prishtina dhe fituesi i ndeshjes Liria – Feronikeli janë kundërshtarë mjaftë të fortë.

“Pasi shënuam golin e parë gjithçka ishte me e lehtë. Në Kupën e Kosovës kemi mjaftë kundërshtarë mjaftë të fortë, Drenicën e cilësoi si kundërshtar mjaftë i fortë, Prishtinën dhe presim ndeshjen Liria – Feronikeli. Nuk ka favorit”, vazhdoi ai.
Në fund, Munishi deklaroi se Ballkani është skuadra e duhur për ta përfaqësuar Kosovën në Evropë, ngase kanë skuadër më të mirë.
“Do jetë luftë e rreptë. Besoj që na në krahasim me skuadrat tjera do e përfaqësojmë Kosovën në Evropë, jemi skuadër më e mirë andaj e meritojmë këtë shans. Nëse kualifikohemi në Evropë do shohim një Ballkan tjetër në lojë në krahasim me skuadrat tjera kosovare”, përfundoi trajneri i Ballkanit.
Kundërshtari i radhës për liderin momental të Superligës do kuptohet pasi të hidhet shorti./arbresh.info.
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...