Bastian Schweinsteiger beson që ish-bashkëlojtari Thomas Muller, duhet ta konsiderojë mundësinë e transferimit në Manchester United.
Spekulimet për gjermanin që mbetet i lidhur me një kalim në “Old Trafford” po vazhdojnë prej vitesh.
Edhe Schweinsteiger është i këtij mendimi, i cili ka thënë se edhe më herët “Djajtë e Kuq”, janë munduar ta transferojnë, transmeton RTV21.
“Van Gaal dëshironte ta kishte në klub. Thomas ishte i ri në atë kohë dhe nuk dëshironte të largohej. Ndoshta ky mendimi ka ndryshuar.
Thomas në kohën e fundit po qëndron në stol, por duhet të provojë diçka të re”, deklaroi ai. Muller gjatë këtij sezoni ka luajtur pak ndeshje në formacionin e parë, derisa më së shumti ka hyrë në lojë si rezervë ose nuk ka luajtur.
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...