Jose Murinho ka zbuluar herën e parë dhe të fundit kur ka qarë për një humbje të pësuar.
Trajner portugez ka thënë se eliminimi i Ligës së Kampionëve nga Bayern Munichut në vitin 2012 kur ishte trajner i Real Madridit i kishte kushtuar atij me lot.
Bavarezët në atë vit ishin shpallur kampion të Evropës, derisa Los Blancost i kishin eliminuar me anë të penalltive, pasi rezultati i të dyja ndeshjeve ishte 2-1.
“Fatkeqësisht, Cristiano, Kaka dhe Sergio Ramos kishin humbur penalltitë, por ata janë njerëz dhe gabojnë”, ka thënë trajneri aktual i Tottenham Hotspurit.
“Në atë natë, për herë të parë dhe të fundit kam qarë për një humbje. E mbaj mend kur Aitor Karanka (Asistenti i tij kur ishte te madrilenët) e ndaloi makinën para shtëpisë time dhe unë isha duke qarë në makinë”.
“Ishte diçka e keqe, pasi kishim sezonin tonë më të mirë”, ka shtuar më tej Mourinho.
Real Madridi kishte fituar La Liga-n me 121 gola të shënuar, 100 pikë të grumbulluara dhe kishin lënë Barcelonën nëntë pikë mbrapa tyre.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin