Mourinho përsëri në aksion. Kësaj radhe Mourinho doli kundër Federatës Angleze, pasi Robin Van Persie nuk u dënua nga këta të fundit, për goditjen me bërryl që i bëri një lojtari kundërshtar, në ndeshjen që Manchester United zhvilloi kundër West Ham.
I gjithë ky inat i Mourinhos vie pasi Federata Angleze e dënoi Diego Costan me tri ndeshje mos lojë për sjellje jo sportive ndaj Emre Can.
“Të njëjtit njerëz që dënuan lojtarin tim, këtë javë nuk e dënuan një lojtarë të një ekipi tjetër,” tha Mourinho për gazetarët.
I pyetur se për cilin lojtarë bëhet fjalë, Mourinho tha se bëhet fjalë për lojtarin që goditi me bërryl në fytyrë një lojtarë kundërshtar, duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë pikërisht për Robin Van Persie.
“ Nëse këtë do ta bënte një lojtarë i imi jam i sigurt se do të dënohej, siç u dënua Ramirez për një gjest të njëjtë sezonin e kaluar,” tha Mourinho.
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...