Në këtë datë të vitit 2004, Jose Mourinho ishte prezantuar trajner i Chelseat, duke arritur të bëjë histori te The Blues.
Specal One e kishte marrë drejtimin e skuadrës londineze, pas suksesit me Porton në Ligën e Kampionëve.
Ai ishte bërë njëri ndër trajnerët më të kërkuar në atë kohë, mirëpo ishte bindur nga Roman Abramovichi që kishte filluar epokën e lavdishme të klubit.
Por, cilët janë transferimet më të qëlluara të Mourinhos, që kanë arritur të shndërrohen legjenda të klubit?
10) Nemanja Matic – Mesfushori kishte kaluar nga Benfica te Chelsea
9) Florent Malouda – U transferua nga Mourinho në vitin 2007, gjersa kishte bërë 228 paraqitje te The Blues
8) Diego Costa – U transferua nga Atletico Madridi, duke arritur të fitonte titullin e Ligës Premier me 20 gola të shënuara
7) John Obi Mikel – Nuk njihej si mesfushor që shënonte gola, mirëpo shkatërronte aksionet e kundërshtarit dhe ndihmonte lojtarët me topa në sulm
6) Cesc Fabregas – Pak kush e kishte menduar se pas largimit nga Arsenali me kalim te Barcelona, spanjolli do të kalonte te rivali i tyre lokal, mirëpo që arriti të fitonte dy tituj të Ligës Premier.
5) Paulo Ferreira – E ndjeki Mourinhon nga porto, për t’u bashkuar te Chelsea e që bëri 214 paraqitje në Stamford Bridge.
) Michael Essien – Portugezi iu kishte referuar mesfushorit si djali i tij, madje iu kishte bashkuar edhe te Real Madridi, gjersa kohën më të mirë e kishte te Chelsea.
3) Ricardo Carvalho – Si në rastin e Ferreiras, edhe Carvalho nga Porto kaloi te Chelsea, e më pas Mourinho e mori edhe këtë te Real Madridi.
2) Ashley Cole – Cilësohet si njëri ndër më të mirë në pozitën e tij në kohën kur luante në Ligën Premier, derisa kishte arritur të fitonte disa trofe.
1) Didier Drogba – Në fillim nuk konsiderohej si një sulmues klasi, mirëpo Mourinho e dinte se është një lojtar special dhe historia më pas flet vetë për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë. /Telegrafi/
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...