Paul Pogba nuk startoi në ndeshjen e Manchester United kundër Huddersfieldit dhe trajneri Jose Mourinho i është përgjigjur pyetjeve nëse do të luaj këtë vikend.
“Pauli ka një sjellje shumë profesionale. Kjo javë nuk ishte ndryshe nga ajo që Pauli është çdo javë. Ai punon mirë, ai është një futbollist profesional shumë i mirë. Atij i pëlqejnë stërvitjet. Nuk kam pasur asnjë problem të vetëm me të”, ka thënë fillimisht trajneri në konferencën për shtyp, transmeton portali arbresh.info.

“Për mua Pauli është një lojtar i mesfushës. Ai nuk është mbrojtës i krahut të majtë, ai nuk është një sulmues. Kur njerëzit pyesin për pozitën e tij më të mirë, ai është një lojtar i mesfushës. Varet nga sistemi taktik, por ai gjithmonë do të jetë një mesfushor”
“Këtu ka shumë opinione dhe ne jemi në një botë opinionesh, njerëzit mund të bëhen konfuz. Këtu nuk ka aspak ngatërrim ndërmjet meje dhe Paulit”
“Është vështirë të luash një mesfushor me shumë potencial se Pauli”
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”