Jose Mourinho beson se Real Madrid ishte ekipi më i mirë në Europë në sezonin 2011/12 edhe pse dështuan në Champions League.
Me Mourinhon, Madridi i dha fund dominimit të Barcelonës për të fituar titullin me rekorde, për më së shumti gola 121 dhe pikë, 100.
Rivali i Realit, Barcelona përfundoi nëntë pikë prapa.
Atë sezon ata shkëlqyen edhe në Ligën e Kampionëve, por dështuan në gjysmëfinale. Duke u eliminuar nga Bayern Munich, në të cilën garë në fund triumfoi Chelsea.
“Atë sezon, Real Madrid ishte ekipi më i mirë në Spanjë dhe Evropë gjithashtu”, tha Mou për Marca.
“Për këtë ishte shumë e vështirë për ta pranuar eliminimin nga Champions League nga Bayern Munich”.
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 ...