Jose Mourinho ka pranuar se e ka merituar shkarkimin nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit, mirëpo nuk po e shijon vuajtjen e Djajve të Kuq nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.
Pas humbjes nga West Hami (2-0), Unitedi ka rënë në pozitën e tetë në tabelën e Ligës Premier, për ta shtuar presionin mbi trajnerin aktual.
Klubi ishte në vend të gjashtë kur e shkarkoi Mourinhon në mes të sezonit të kaluar, ndërkohë që tifozët nuk ishin të kënaqur me lojën defensive që bënte portugezi.
“U shkarkova, ndoshta e kam merituar, sepse unë isha përgjegjës si trajner, mirëpo realiteti i hidhur është se ata tash janë shumë më keq”.
“Dhe për mua, kjo është pikëlluese. Ndoshta njerëzit mendojnë se po e shijoj këtë situatë, por unë nuk po kënaqem aspak”, ka deklaruar Mourinho për Sky Sports. /Telegrafi/
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi