Jose Mourinho është prezantuar ditën e djeshme (e enjte) si trajner i ri i Romës.
Tekniku portugez synon që ta rikthejë Romën në krye të Serie A, derisa për ta bërë këtë gjë ka një punë shumë të vështirë.
Reparti i mbrojtjes është problemi kryesor te Roma dhe Mourinho po dëshiron të përforcohet.
E ardhmja e mbrojtësit Chris Smalling ende mbetet në dyshim, por gjasat janë të mëdha që anglezi të largohet nga kryeqyteti italian.
Roma është duke kërkuar një mbrojtës qendror, pasi tanimë Juan Jesus është larguar zyrtarisht, derisa edhe Federico Fazios i është kërkuar të gjejë një skuadër të re.
Mbrojtësi afrikan i Manchester United, Eric Bailly mbetet dëshira kryesore e Mourinhos, pasi edhe vet lojtari javë më parë ka pranuar se do t’i pëlqente të punonte përsëri me portugezin.
Por në listën e Romës është edhe veterani gjerman, Jerome Boateng.
32-vjeçari ka mbetur lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Bayern Munichun, derisa agjenti i tij ka filluar kontaktet me Romën.
Sipas mediave italiane njëri mes Baillyt ose Boateng do të transferohet te Roma gjatë afatit kalimtar veror. /Telegrafi/
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në përurimin e Akseleratori...
Alarm nga Finlanda: Rusia do të zhvendosë ushtrinë drejt kuf...
Zelensky në Hagë: Rusia duhet të përgjigjet për krimin e agr...
Dolce pas ndarjes nga Edi: Kështu jam unë, s’ndryshoj për as...
Presidentja Osmani organizon pritjen tradicionale të fundvit...
AIP u bën thirrje partive politike të respektojnë mbrojtjen ...