Jose Mourinho e ka publikuar një video argëtuese në rrjetet sociale duke thyer kështu heshtjen pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Tottenham Hotspur.
Strategu portugez u shkarkua nga detyra mëngjesin e të hënës, 17 muaj pasi e kishte marrë drejtimin e Spursave (asokohe duke zëvendësuar Mauricio Pochettinon).
Mourinho e ka lënë Tottenhami në vend të shtatë në renditje të Ligës Premier dhe gjashtë ditë para finales së Carabao Cup që zhvillohet të dielën.
58-vjeçari nuk dukej i shqetësuar lidhur me shkarkimin, për më shumë e ka shpërndarë një video në profilin e tij në Instagram, ku i ka xhiruar gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët para shtëpisë së tij në Londër.
Trajneri nuk shihet në video, mirëpo dëgjohet duke thënë: “Nuk më lënë privatësi. Madje edhe miku im Gary (gazetari i Sky Sports, Gary Cotterill) po më shqetëson. Kjo është jeta ime”.
Lidhur me shkarkimin, Mourinho është prononcuar shkurt për Sky Sports News duke thënë: “Më njihni mua, e dini se nuk do të them asgjë”.
I pyetur nëse ka nevojë për pushim, është përgjigjur: “Nuk kam. Nuk kam nevojë për pushim dhe mbushje të baterive. Unë jam gjithmonë në futboll”. /Telegrafi/
Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nuk ...
AIP thirrje për insitucionet edukativo- arsimore – Ku...
Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri, mbi 4.6 milionë udhë...
Aksioni për manipulim zgjedhor në Malishevë: 68 persona të i...
Skandal zgjedhor në Malishevë/ Mbi 17 mijë vota të manipulua...