Trajneri i Benfica, José Mourinho, ka folur në konferencë për media në prag të përballjes së madhe ndaj Real Madrid, në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në Champions League.
Portugezi e pranoi se përballja me “Los Blancos” është një sfidë shumë e vështirë, por theksoi se skuadra e tij nuk ka nevojë për “mrekulli”, vetëm për një paraqitje perfekte.
Trajneri portugez e cilësoi Real Madridin si favoritin kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve, por nuk e përjashton mundësinë e eliminimit të tyre.
“Nuk duhet mrekulli që Benfica ta eliminojë Real Madridin. Na duhet të jemi në nivel maksimal, pothuajse perfekt. Futbolli e ka këtë fuqi dhe ne mund të fitojmë.”
Mourinho konfirmoi se dy lojtarët e rëndësishëm, Fredrik Aursnes dhe Amar Dedić, janë të gatshëm për ndeshjen.
Mourinho theksoi se lidhja e tij me tifozët madrilenë mbetet e fortë, pasi ai dha gjithçka gjatë periudhës së tij në klub.
“Kam dhënë gjithçka për Real Madridin. Kur jep gjithçka, krijohet një lidhje e përjetshme. Do të doja shumë ta eliminoja Realin, por gjithashtu do të doja që Álvaro Arbeloa ta fitonte La Ligën dhe të qëndronte aty për shumë vite. Ai ka kapacitet dhe personalitet të madh.”
Tutje foli edhe për lidhjen e tij me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez. Ai zbuloi se hera e fundit që foli me të, ishte kur firmosi me Benficën.
“Më tha se ishte shumë i lumtur që kisha nënshkruar me një klub të madh. Shpresoj të jetë në stadium nesër që të mund të flasim. Kemi një miqësi shumë të mirë.”
Në fund, Mourinho dërgoi një mesazh të qartë.
“Lojtarët e mi e meritojnë të jenë këtu. Ne do të shkojmë në Madrid për të luftuar për kualifikim. Do të luajmë me gëzim dhe pa frikë.”
Ndeshja e parë zhvillohet në stadiumin Estádio da Luz, një arenë që Reali u mposht 4-2 rreth dy javë më parë, në ndeshjen e fundit të fazës së ligës ku edhe humbi fazën e 1/8 së finales./Arbresh.info
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses