Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho insiston që nuk është armik i Manchester United dhe gjithmonë ka qenë i lumtur në “Old Trafford”.
Tekniku portugez kaloi 11 muaj te United pastaj u shkarkua derisa në vendin e tij u emërua Ole Gunnar Solskjaer.
Mourinho me “Djajtë e Kuq” fitoi Kupën e Ligës dhe Evropa Ligën, transmeton portali arbresh.info.

Ai ka thënë se do të jetë mirë që do të rikthehet në “Old Trafford”, pasi ishte shumë i lumtur.
“Të rikthehem në Old Trafford është të rikthehem te klubi ku isha i lumtur. Kam lidhje të mira me tifozët e United”
“U largova nga klubi. Më duhej kohë për tu përgatitur për sfidën e radhës dhe sinqerisht Manchester United për mua është libër me eksperiencë”
“Në United fitova dhe mësova. Koha ime atje ishte e mirë. Nuk jam kundërshtarë, por jam trajner që po mundohem të fitojë ndaj Manchester United. Në këtë mënyrë mendoj se fansat do të më shohin”
Manchester United nesër do të luajë kundër Tottenham, ndeshje që fillon në ora 20:30./arbresh.info.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...