Jose Mourinho ka folur për të ardhmen e Harry Kane, duke besuar se sulmuesi do të mbetet në Tottenham.
Trajneri portugez i është gëzuar formës së tij edhe me fanellën e Anglisë.
“Unë mendoj se Harry Kane është në një periudhë shumë të mirë, po bën shumë mirë për klubin dhe për Anglinë dhe e presin përpara sfida të mëdha, finalja e Carabao Cup, lufta për çdo pikë në Ligën Premier dhe në fund mundësia për të triumfuar me kombëtaren në Evropian. Ndaj besoj se po jeton momentin pozitiv që po kalon”.
“Jam i kënaqur kur lojtarët e mi bëjnë gola për Anglinë dhe nuk do të luajë lojën që bëhet jashtë me shumë zëra. Unë dua që Kane të jetë i fokusuar dhe të bëjë siç bëri me Shqipërinë, me Poloninë dhe të përsëritet si me ndeshjen ndaj Aston Villë”.
“Të ketë të njëjtën dëshirë, shpirt gare, lidership dhe e di që do t’i marr të gjitha këto prej tij”, pohoi tekniku portugez./telegrafi
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania