Trajnerit të Manchester Unitedit, Jose Mourinhos, i ka lënë përshtypje debutimi i Alexis Sanchezit për klubin, por e tëra nuk ka ardhur si befasi për të.
Sanchez u paraqit për herë të parë për Unitedin që prej se iu bashkua nga Arsenali në fillim të kësaj jave, duke i ndihmuar skuadrës së re ta shkatërrojë Yeovil Town 4-0 në kuadër të FA Cup të premten në mbrëmje, transmeton Express.
Përfaqësuesi kilian asistoi për Ander Herreran në golin e dytë të Unitedit, para se të zëvendësohej në minutën e 72-të.
“Jam shumë i lumtur. Nuk jam i befasuar aspak [me paraqitjen e tij] sepse i ka tri vite e gjysmë që luan në Premierligë çdo javë dhe të gjithë e dinë kush është Alexis”, ka thënë Mourinho. /Express/
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend