Jose Mourinho kërkon që lojtarët e tij ta harrojnë ndeshjen Juventus-Valencia dhe të fokusohen në ndeshjen e tyre.
Djajtë e Kuq janë aktualisht dy pikë prapa Juventusit që është në krye të grupit.
Nëse Juventus fiton sonte, një fitore e United kundër Young Boys do tua siguronte një vend në 16 më të mirët.
“Nuk është një ndeshje e rëndësishme”, thotë Mourinho për ndeshjen Juventus – Valencia.
“Edhe nëse nuk fitojmë nesër, ne nuk do të varemi nga rezultate e të tjerëve, ne vetëm varemi vetëm nga vetja jonë. Pra, kjo nuk është një ndeshje e rëndësishme”.
“Nuk jemi në presion, sepse realiteti është se ne ende e kemi një ndeshje më shumë për të luajtur”.
“Le ta harrojmë ndeshjen kundër Valencias, le të harrojmë se ne varemi nga Juventus-Valencia për ta ditur nëse mund të kualifikohemi apo jo”.

“Le të luajmë këtë ndeshje si një ndeshje që duhet të fitojmë”, ka thënë Mourinho.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...