Google ADS

Mourinho: Messi do ta mbyll karrierën tek Barcelona

09:19 | 1 Mars 2015
Arbresh Info

Trajneri portugez e ka të vështirë që ta imagjinoj Messin duke luajtur për një skuadër tjetër gjatë karrierës së tij, edhe pse vet lojtari kohë më parë nuk e kishte përjashtuar mundësinë e largimit nga skuadra spanjolle.

Mourinho beson se argjentinasi do ta mbyll karrierën tek Barcelona.

Messi është tek Barcelona që nga mosha  13 vjeçare, dhe ka qenë lojtari kyç i skuadrës së parë për një dekadë të tërë, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm me skuadrën e Barcelonës.

Kohë me parë Messi në një intervistë të dhënë për mediat e huaja, kishte deklaruar se ai mund të largohej një ditë nga Barcelona, mirëpo trajneri portugez Jose Mourinho thotë se Messi do të qëndroj tek Barcelona përgjatë tërë karrierës së tij.

“Mendoj se është shumë e vështirë ta shohësh Messin të largohet nga Barcelona,”  deklaroi Mourinho për La Gazzetta dello Sport. “Unë besoj se Messi do të qëndroj përgjithmonë tek Barcelona. Ndoshta edhe mund ta kem gabim, ngase askush nuk mund ta dijë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

“Unë besoj se një lojtar i kalibrit të tij do t’i qëndrojë besnik një skuadre siç është Barcelona, dhe se Barcelona nuk do ta shes atë tek një skuadër tjetër.”

“Unë nuk mund ta imagjinoj Messin të veshur me një fanellë tjetër, përveç asaj së Barcelonës. Ndoshta edhe mund ta kem gabim, por unë besoj se Messi do ta mbyll karrierën tek Barcelona.”

Argjentinasi ka shënuar 37 gola në 35 ndeshje të zhvilluara gjatë kësaj sezone./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale