Jose Mourinho së fundmi pësoi humbjen e tij të parë me Fenerbahcen. Më i mirë se skuadra e tij ishte Galatasaray, i cili shfrytëzoi fushën mysafire në ndeshjen e xhiros së 6-të të kampionatit turk për të fituar 3:1.
Strategu portugez pretendon se donte të vinte në konferencën për shtyp pas humbjes, por në vend që t’i lejohej një gjë e tillë, atij iu tregua mosrespek.
“Kurrë në 24 vjet nuk e kam shmangur daljen para gazetarëve, sidomos pas një humbje. Nuk kam pasur kurrë frikë nga gazetarët, pyetjet apo konferencat për shtyp. Nuk ka kuptim të presim 75 minuta që të fillojë konferenca për shtyp”, tha Mourinho.
Ndeshja mbaroi. Unë përgëzova trajnerin kundërshtar, menjëherë dhashë një deklaratë të shkurtër dhe më pas prita 70 minuta që të fillonte konferenca. Është mungesë respekti për mua”, tha portugezi./GazetaBlic Sport/
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...