Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho raportohet se është i frustruar nga dështimi i klubit për siguruar transferimin e shënjestrave të tij.
“Djajtë e Kuq” deri tani kanë rekrutuar vetëm mbrojtësin Victor Lindelof nga Benfica për një tarifë prej 35 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Besohet se Mourinho i ka thënë nënkryetarit të klubit, Ed Woodward, para përfundimit të sezonit se ka nevojë për pesë lojtarë të ri për të filluar garën serioze për titullin në Premierë Ligë.
Mourinho është i irrituar nga paaftësia e klubit për të sjell fytyra të reja para udhëtimit te Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë të diel, pasi marrëveshjet me sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata, dhe mesfushorin e Chelseat, Nemanja Matic, janë zvarritur./arbresh.info
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...