Trajneri portugez, Jose Mourinho pas ndeshjes ndaj Milanit ka zbuluar se vite më parë ka refuzuar një ofertë e shtruar nga Milanit që ai të bëhet trajner i tyre.
Lexo edhe:
“Më ofruan punën tre vjet më parë. E kam menduar për tre ditë, por jam shumë i lumtur që kam marrë atë vendim”, tha trajneri portugez në një konferencë për shtyp pas ndeshjes.
“Unë jam profesionist, por ka ende hapësirë për emocione. Unë jam i apasionuar pas Romës dhe do të jap gjithçka për këtë klub”.
Ndërsa ai ka vazhduar duke ironizuar dhe duke thënë se pas ndeshjes së sotme ndihet i lumtur se përse e ka refuzuar atë kohë ofertën.
“Duke parë atë që ndodhi sot, jam dy herë më i lumtur për vendimin tim,”- ka thënë Mourinho. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...