Ish-trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka folur për kohën e tij në Real Madrid dhe ia ka përkujtuar njerëzve trofetë që i kishte fituar me atë skuadrën gjatë viteve 2010-2013.
Gjatë dy sezoneve të para të Mourinho me “Los Blancos”, ishte Barcelona e Pep Guardiolës ajo që e dominoi futbollin në Spanjë. Katalonasit luanin futboll në një stil plotësisht të ndryshëm me Mourinhon, transmeton Gazeta Express.
Mourinho i kishte fituar gjithsej tre tituj gjatë kohës së tij në Real Madrid. Ai e kishte filluar me titullin e Kupës së Mbretit në sezonin 2010/11, ndërsa sezonin e ardhshëm e kishte fituar titullin e La Ligës dhe atë të Super Kupës së Spanjës.
Triumfi në sezonin 2011/2012 në La Liga mbetet për Mourinhon ndër arritjet më të mëdha pasi që portugezi e kishte drejtuar skuadrën e tij të arrinte 100 pikë, nëntë më shumë se Barcelona. Përkundër që portugezi njihet për futbollin e tij të stilit mbrojtës, Real Madridi atë sezon i kishte shënuar 89 gola, katër më shumë se Barcelona e Guardiolës.
“Njerëzit nganjëherë i harrojnë sukseset e mia atje sepse Liga e Kampionëve është në skenën botërore. Por, ne e fituam Kupën e Spanjës dhe e fituam ligën me një shifër rekorde të pikëve, 100”, ka thënë Mourinho.
“T’i arrish 100 pikë ti duhet të fitosh ndeshje, shumë ndeshje, dhe ne e arritëm edhe rekordin për numrin e golave të shënuar. Kur njerëzit e thonë një gënjeshtër shumë herë, disa njerëz të tjerë mendojnë se është e vërtetë”.
“Por, ti mund ta thuash një gënjeshtër mijëra herë dhe ajo prapëseprapë mbetet vetëm gënjeshtër. Me Real Madridin, unë e kam thyer rekordin për numrin më të madh të golave të shënuar në futbollin spanjoll”.
Digjet një veturë në Gjakovë, s’ka të lënduar
Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin
Presidenti Begaj: Le të forcojmë harmoninë dhe tolerancën në...
OVL UÇK reagon ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman për Gj...
Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” për vrasjen e I...