Diego Godin ka përfunduar në listën e dëshirave të skuadrës angleze Manchester United.
Djajtë e Kuq nuk e ka nisur aspak mirë sezonin në Ligën Premier, pasi janë larg pritshmërive dhe katërshes.
Trajneri Jose Mourinho disa herë ka deklaruar se është i pakënaqur me fondin e lojtarëve e sidomos me mbrojtësit.
Portugezi ka theksuar se skuadrës së tij i nevojiten përforcime në repartin e qendër mbrojtjes.

Sipas mediumit anglez Daily Star, Mourinho është gati të përtërijë interesimin për mbrojtësin e Atletico Madridit, Godin.
Ekipi nga Old Trafford thuhet se është gati të shpenzojë 20 milionë funte për shërbimet e mbrojtësit uruguaian me përvojë të madhe.
Një alternativë tjetër më e lirë në rast dështimi në afatin e janarit, llogaritet mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill.
Në anën tjetër, mbrojtësit që shihen për periudha afatgjata janë Milan Skriniar, Kalidou Koulibaly dhe Harry Maguire
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...