Mitrovica e ka mbrojtur titullin e kampiones së Kosovës në ndeshjen “finale” të zhvilluar sot kundër Feronikelit, duke triumfuar kështu me rezultat 1:0 përkundër mosmarrëveshjeve me Federatën e Futbollit të Kosovës që e kanë përcjellë këtë ndeshje.
Sezoni 2019/20 i Superligës në kategorinë e vajzave në Kosovë u ndërpre në mars shkaku i përhapjes së koronavirusit. Deri në atë moment ishin zhvilluar vetëm 11 xhiro në ligën elitare të futbollit të vajzave në Kosovë dhe Mitrovica e mbante kreun e tabelës, me baras pikë me Feronikelin, shkruan Gazeta Express.
Kur Federata e Futbollit e Kosovës vendosi që liga elitare e futbollit të djemve, Ipko Superliga, të riniste, klubet e futbollit të vajzave kishin shpresuar që Federata do të vendoste njëjtë edhe për ligën e tyre. Megjithatë, FFK-ja vendosi që kampionia e Kosovës të vendosej përmes zhvillimit të një ndeshjeje vendimtare mes Mitrovicës dhe Feronikelit, ndërsa për ligat e tjera vendosi të anuloheshin.
Federata e Futbollit e Kosovës vendosi që Mitrovica dhe Feronikeli ta zhvillojnë një ndeshje finale për ta shpallur kampionen shkaku se dy klubet kishin pikë të barabarta dhe ndeshja e tyre e vetme direkt përfundoi baras, përderisa elementi i goldallimit është tërhequr nga formati për përcaktimin e kampionit vitin e kaluar.
Mitrovica e kishte kundërshtuar fuqishëm këtë vendim, përderisa as Feronikeli nuk ishte i kënaqur me vendimin. Por, përderisa Mitrovica e kishte vënë në dyshim a do të luajë në këtë përballje, Feronikeli kishte qenë i gatshëm që nga fillimi të luajë në këtë duel.
Në fund, Mitrovica pranoi ta zhvillojë këtë duel vendimtar të shtunën në orën 16:00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, vendim ky të cilit në fund iu gëzuan mitrovicasit. Kjo pasi që ata arritën ta fitojnë ndeshjen me rezultat 1:0 falë golit të shënuar nga Kaltrina Biçkaj.
Tani, Mitrovica – që ka garuar në Evropë në dy sezonet e kaluara, duke arritur të shkruajë histori këtë sezon si klubi i vetëm kosovar që ka arritur të garojë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve – është shpallur sërish kampione e Kosovës dhe do të mundë ta provojë veten sërish në Evropë.
E përkundër kësaj, presidenti i Mitrovicës, Hajrullah Haxhiu, për Gazetën Express tha këtë javë se, pavarësisht çfarë ndodh në lojë, ekipi i tij s’do të dorëzohet të kërkojë drejtësi për vendimin e FFK-së, të cilin e vlerëson të padrejtë.
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...