Ish-sulmuesi i njohur spanjoll, Fernando Morientes, ka deklaruar se sheh ngjashmëri mes problemeve që po kalojnë këtë sezon ish-klubet e tij, Liverpool dhe Real Madrid.
Morientes, i cili ka luajtur për të dyja skuadrat, vlerëson se mungesa e rezultateve pozitive është një element i përbashkët, duke theksuar se Liverpooli është mësuar të fitojë dhe se figura qendrore e skuadrës mbetet Mohamed Salah.
“Në atë që po i ndodh Liverpoolit shoh shumë ngjashmëri me Real Madridin. Nuk po arrijnë rezultatet e zakonshme. Liverpooli është mësuar të fitojë dhe ylli i tij kryesor është Salah”, ka thënë Morientes për Tribalfootball.com, transmeton RTKLive.
Ai ka shtuar se egjiptiani, ndonëse mbetet një figurë historike për klubin, po hyn gradualisht në fazën e fundit të karrierës së tij në nivelin më të lartë.
“Salah, si të gjithë lojtarët, po rritet në moshë dhe ndërkohë po dalin lojtarë të rinj. Ajo që ai ka bërë për Liverpoolin është diçka që shumë pak futbollistë do ta arrijnë ndonjëherë, sa i përket golave, ndikimit dhe lidershipit”, ka theksuar Morientes.
Sipas tij, Salah mund të vazhdojë të jetë i rëndësishëm për ekipin, por ndoshta jo me të njëjtin rol si më parë.
Morientes e krahason situatën e tij të mundshme me atë të Antoine Griezmannit, i cili ka pranuar një rol më dytësor në skuadër.
“Nëse Salah pranon një rol të tillë, ai do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm për Liverpoolin. Pyetja është nëse ai do të jetë i lumtur me këtë rol apo do të kërkojë një projekt tjetër ku të jetë lider absolut”, përfundoi Morientes.
Pse nuk u ngritën në këmbë Hoti, Bajrami, Gashi, Dumoshi e X...
120 vende, 120 emra: Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosov...
Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e reziste...
KFOR-i zhvillon stërvitje për forcimin e kapaciteteve operac...
Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vend...
Morientes krahason Liverpoolin me Realin, flet për të ardhme...