Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata, i huazuar nga Milan, shënoi golin e tij të parë me Galatasaray në një fitore 4-1 në transfertë kundër Boluspor.
Morata iu bashkua klubit turk në janar në formë huazimi me opsion blerjeje, pas vetëm gjashtë muajsh te Milan.
Ai debutoi të enjten në një ndeshje të Kupës së Turqisë, Grupi C, dhe i mjaftuan vetëm 21 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e re.
Spanjolli ishte transferuar te Milan në korrik 2024 nga Atletico Madrid për 13 milionë euro.
Gjatë periudhës së tij në San Siro, ai zhvilloi 25 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe dhuruar dy asistime.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...