Presidenti i Como, Mirwan Suwarso, ka zbuluar se klubi i tij ka “arritur një marrëveshje me Milanin” dhe Alvaro Morata-n për një transferim të mundshëm.
Duke folur për SkySport, Suwarso komentoi edhe për suksesin e turneut parasezonal ‘Como Cup’: “Qëllimi ishte të përfshijmë edhe të gjithë turistët, për t’u treguar njerëzve se në Como ka një ekip futbolli dhe për t’ua prezantuar atë në formën më të mirë.”
E ardhmja e Morata-s mbetet e ndërlikuar, pasi lojtari aktualisht është i huazuar te klubi turk Galatasaray. Sulmuesi iu bashkua gjigantëve turq në huazim në shkurt, në një marrëveshje që e lidh spanjollin me klubin deri në janar 2026. Galatasaray ka një opsion për ta blerë lojtarin përfundimisht, si dhe një mundësi për të zgjatur huazimin deri në qershor 2026.
Milani dhe Como kanë arritur një marrëveshje, siç e ka pranuar vetë Suwarso, por tani Rossonerët duhet të negociojnë me Galatasaray për të anuluar huazimin. Nëse kjo nuk ndodh, Morata do të mbetet në Turqi, sipas kontratës që ka, dhe Como do të humbasë një nga objektivat kryesorë të merkatos këtë verë.
Megjithatë, nëse Victor Osimhen transferohet te Galatasaray, atëherë klubi turk ka gjasa ta lëshojë Moratën më lehtë, duke i hapur rrugë spanjollit për t’u bashkuar me Comon.
Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in