Gjatë konferencës për shtyp këtë pasdite, para ndeshjes së nesërme në Evropa Ligë kundër Rijekas, trajneri i AC Milanit, Vincenzo Montella sugjeron që ndihet rehat në pozitën e tij dhe nuk është aspak i shqetësuar rreth raporteve për pozitën e tij.
“Dua ta theksoj që nuk ishte faji im. Këtu kanë qenë disa mosmarrëveshje në disa pika me të cilat nuk jam ndier rehat. Stafi im është familja ime dhe ai është një vëlla. I uroj atij më të mirat dhe ai e di se e dua”, ka thënë Montella kur është pyetur rreth shkarkimit të trajnerit të fitnesit, transmeton portali arbresh.info.
“E falënderojë Mirabellin dhe Fassonen që më kanë lënë të lirë në zgjedhjet e mia. Ndihem pjesë e një kompanie të fortë që më jep autonomi. Jam i lumtur me stërvitjet në Milan. I kuptoj vështirësitë, por e gjitha që mund të bëjë është të jap më të mirën nga vetja. Ka qenë e vështirë”, shtoi Montella.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...