Gjiganti në Liga 1, Monaco është duke vëzhguar situatën e sulmuesit të AC Milanit, Andre Silvas.
“Rossonerët” raportohet se kanë në plan për të transferuar dy sulmues me kualitet të lartë gjatë merkatos verore, gjë që do të thotë se shërbimet e futbollistit portugez mund të mos jenë më të nevojshme, transmeton portali arbresh.info.
Si rezultat i kësaj, AC Milani është i përgatitur për të dëgjuar ofertat për Andre Sivlan dhe raportet e fundit sugjerojnë që Monaco mund t’i ofroj atij një rrugë largimi nga klubi në San Siro.
Klubi francez mund të përpiqet për të nënshkruar me 22-vjeçarin fillimisht në formë huazimi dhe më pas duke e blerë atë në formë të përhershme derisa “Rossonerët” nuk do e shesin atë lirë pasi kanë shpenzuar 38 milionë euro për shërbimet e tij vetëm një vit më parë.
Pas shkëlqimit te Porto, Andre Silva nuk ka arritur ta gjej formën në Itali dhe ka shënuar vetëm dy gola brenda 23 paraqitjeve në Serie A./arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën